Dy orë para lojës, Real Madrid publikon formacionin zyrtar ndaj Manchester Cityt
Si zakonisht, Real Madrid ka bërë publike 11-shen bazë ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, atë dy orë para se të nis ndeshja.
Trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur të luajë me formacionin klasik 4-3-3, ku Edouardo Camavinga e nis si mbrojtës i majtë, derisa Antonio Rudiger është lënë në stol me Eder Militaon që është rikthyer në mbrojtje pranë David Alabas dhe Dani Carvajalit.
Mesfusha është e ndërtuar nga treshja Luka Modric, Toni Kroos (si mesfushor mbrojtës) dhe Federico Valverde.
Kurse, sa i përket sulmit pjesa ofensive mbetet e pandryshuar me Vinicius Junior, Rodrygo dhe Karim Benzema.
📋✅ ¡Nuestro 𝗫𝗜 inicial 🆚 @ManCityES!#UCL pic.twitter.com/x6mL4eF6MQ
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 17, 2023
Man City ende nuk e ka bërë publike formacionin e zgjedhur nga Pep Guardiola, që pritet të zyrtarizohet pas afro një ore.
Përndryshe, ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1:1 dhe tani më fillim nga ora 21:00 në “Etihad Stadium” pritet të mësohet finalisti i dytë.