Dukagjini vazhdon me transferime, Amir Sekiraqa i bashkohet skuadrës së Ismet Munishit - NACIONALE

Dukagjini vazhdon me transferime, Amir Sekiraqa i bashkohet skuadrës së Ismet Munishit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

KF Dukagjini i Klinës ka vazhduar të jetë shumë aktive në afatin kalimtar, për t'u përgatitur sa më mirë për sezonin e ri të Superligës.

Lojtari i fundit që i është bashkangjitur skuadrës nga Klina, është qendërmbrojtësi i talentuar 20-vjeçar, Amir Sekiraqa.

Këtë e ka njoftuar klubi në faqën zyrtare, teksa Nacionale mëson se marrëveshja është bërë për dy vitet e ardhshme.

Sekiraqa, sezonin e kaluar ishte pjesë e Superligës së Kosovës, ku mbrojti ngjyrat e Fushë Kosovës, duke qenë pjesë e skuadrës gjithmonë, teksa pati një paraqitje 90 minutëshe.

20-vjeçari në anën tjetër, ka luajtur rregullisht te skuadra U21 e Fushë Kosovës, duke ndihmuar skuadrën të mbijetojë, gjë që nuk arriti ta bënte edhe ekipi i parë.

Rrugëtimi i Amir Sekiraqës ka filluar te shkolla e futbollit 'Kurda', për të kaluar më pastaj te 2 Korriku, e përfundimisht te Fushë Kosova, teksa tani ka bërë hapin e madh, duke u transferuar te Dukagjini, ku do të jetë nën urdhrat e Ismet Munishit, i cili njihet për minutat që ua beson lojtarëve të rinj në moshë.

Dukagjini gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar edhe Erlis Xhemajlin nga Gjilani, teksa më herët është bashkuar edhe Met Millaku, Adonis Krasniqi dhe Leart Emini.

Kujtojmë se skuadra nga Klina mbijetoi me shumë vështirësi në Superligës e Kosovës, sezonin e kaluar, teksa në sezonin e ri, ata synojnë pjesën e lartë të tabelës.

Lajme të ngjashme