“Dua të vazhdoj” – Ylli i Real Madridit shpreson të luajë ende me Kroacinë - NACIONALE

“Dua të vazhdoj” – Ylli i Real Madridit shpreson të luajë ende me Kroacinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Real Madridit, Luka Modric, ka konfirmuar që synon të luajë edhe në Ligën e Kombeve, pas përfundimit të rrugëtimit në Kupën e Botës me Kroacinë, kështu duke shuar zërat e një pensionimi të menjëhershëm.

37-vjeçari ndihmoi Kroacinë të arrijë vendin e tretë në Kupën e Botës pas një fitoreje 2-1 ndaj Marokut dhe mendohej të merrte në konsideratë të ardhmen e tij ndërkombëtare me të përfunduar kjo eksperiencë.

Ai ndihmoi Kroacinë në vendin e tretë në Kupën e Botës, pasi ata mundën Marokun

Modric ka qenë shumë i rëndësishëm për kombëtaren e tij ndër vite, duke ndihmuar edhe në ndërrimin e gjeneratave, kështu duke arritur dy suksese të mëdha të njëpasnjëshme. Fillimisht vendin e dytë në Rusi 2018 e tani vendin e tretë në Katar 2022.

Me përfundimin në vendin e tretë në Katar që është një tjetër arritje e madhe, vëmendja tani kthehet tek shpresat e Kroacisë për të shkëlqyer në Euro 2024 në Gjermani.

37-vjeçari shpreson të luajë për vendin e tij, edhe pse mbetet për t'u parë për sa kohë

Me Modric që do të jetë pothuajse 39-vjeç kur kjo garë të zhvillohet, mbetet për t'u parë nëse ai do të paraqitet, megjithatë mesfushori i Real Madrid nuk do të varë ende këpucët e tij për kombëtaren.

Luka Modric's masterclass helps tireless Croatia outlast Brazil and reach World Cup semi-finals again | Football News | Sky Sports

Duke folur pas fitores së tyre ndaj Marokut, Modric tha: “Për të ardhmen time, nuk e di nëse do të luaj deri në Euro në Gjermani. Do të shohim. Më duhet të eci hap pas hapi. Po e shijoj kombëtaren, ndihem i lumtur. Ende ndjej se mund të paraqitem në një nivel të lartë dhe dua të vazhdoj të paktën deri në Ligën e Kombeve dhe më pastaj do të ketë më shumë kohë për të menduar për Euron”.

FIFA.com on Twitter: "🗣️ DALIC ON MODRIC "I don't think you can be a great player if you're not a fully rounded person" 🇭🇷Croatia's coach Zlatko Dalic gives insight on #TheBest FIFA

Trajneri i Kroacisë Zlatko Dalic zbuloi gjithashtu shpresën e tij se Modric do të luajë për vendin e tij, duke thënë: “Disa njerëz mund të mendojnë se është fundi për të, por unë mendoj se Luka Modric do të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë. Ai është kapiteni ynë, ai është shefi ynë, lideri ynë dhe të gjithë e ndjekin atë. Ai luajti në mënyrë fantastike në këtë turne. Ai është 37 vjeç, por luajti si një 25-vjeçar. Jam shumë i lumtur me të dhe kjo medalje është gjithashtu për të.”

Lajme të ngjashme