Dalic vendin e tretë ia dedikon Blazevicit: Kjo fitore shkon për arkitektin e këtyre sukseseve - NACIONALE

Dalic vendin e tretë ia dedikon Blazevicit: Kjo fitore shkon për arkitektin e këtyre sukseseve

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Kombëtarja e Kroacisë mposhti Marokun 2:1 për të fituar medaljen e bronztë në Botërorin e Katarit 2022 dhe menjëherë pas fitores ka folur trajneri kroat, Zlatko Dalic, i cili këtë sukses ia dedikoi Ciro Blazevicit, që sipas tij është njeriu pas të gjitha sukseseve të kombëtares.

Josko Gvardiol e Mirslav Orsic shënuan për Kroacinë, ndërsa Dari për Marokun në një ndeshje mjaftë interesante për vendin e tretë, me dy skuadrat që ishin befasia e ëmbël e këtij turneu.

I learnt a lot': Croatia coach Dalic hails mentor Ciro Blazevic ahead of World Cup final

Dalic pas ndeshjes tha: “Kjo është medalje e bronztë, por për ne ka një shkëlqim të artë. Këtë fitore do t’ia dedikoja një njeriu që i ka ndërtuar të gjitha këto suksese, ai është Miroslav Blazevic. Shef, kjo është për ju. Ju jeni përgjithmonë trajneri i të gjithë trajnerëve.”

Zlatko Dalić o Ćiri Blaževiću Uskrsu i obitelji | Celebrity

Kujtojmë se legjendari Blazevic tani 87-vjeçar është që një vit në luftë me një sëmundje malinje, ku së fundmi ka folur për gjendjen e tij: “Jam edhe më keq se më parë. Po shkoj drejt fundit, nuk mund të gënjej të them se jam mirë, kur nuk jam.”

Miroslav Blazevic: The 'Coach of All Coaches' Still Going Strong at Age 79 | News, Scores, Highlights, Stats, and Rumors | Bleacher Report

Miroslav Blazevic ka pasur një karrierë të gjatë si trajner, ku ka stërvitur shumë skuadra, ndër to edhe Prishtinën. Ai ishte trajner i Kombëtares së Kroacisë për gjashtë vite(1994-2000), por këshillat e tij nuk kanë munguar ndër vite për trajnerët pasues.

Lajme të ngjashme