Dua Lipa poston imazhe nga Emirates – “Londra është e kuqe”
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ishte sot e pranishme për ta parë nga afër skuadrën e saj të zemrës, Arsenalin, në ndeshjen që u zhvillua në Emirates dhe u fitua me rezultat 4:1 ndaj Leeds United. Ajo postoi një fotografi nga stadiumi, ku në plan të parë shihej parulla ‘Londra është e kuqe’.
Lipa që dashurinë e saj e ndanë për dy klube të Premierligës, nëpërmjet këtyre pamjeve tregon se është e kënaqur për arritjet e topçinjve në këtë sezon.
Story i postuar në Instagram nga Dua Lipa:

Dua që kënga e saj dëgjohet në mbarë botën është e njohur për përkrahjen e Liverpoolit e Arsenalit, madje një kënge e saj e titulluar ‘One Kiss’ ishte bërë himni i të kuqve, ndërsa vetë ajo në një intervistë tha: “E dua Liverpoolin dhe gjithmonë do të ketë një vend të veçantë në zemrën time, por babai im dhe vëllai janë tifozë të flaktë të Arsenalit dhe mendoj se do të isha në telashe nëse them se e dashuroj vetëm Liverpoolin.”

