Përse kënga e Dua Lipës “One Kiss” po këndohet nga tifozët e Liverpoolit? - NACIONALE

Përse kënga e Dua Lipës “One Kiss” po këndohet nga tifozët e Liverpoolit?

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Kënga e yllit kosovar Dua Lipa është bërë himni i tifozëve të Liverpoolit, sipas Goal.com. Tifozët e futbollit nëpër botë kanë mbetur të habitur kur panë që lojtarët dhe tifozët e Liverpoolit po e këndonin njëzëri hitin e Dua Lipës “One Kiss” në finalen e Carabao Cup, të cilën të kuqtë e fituan në penalti kundër Chelseat në fund të muajit të kaluar.

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp e ka përshkruar këtë moment duke thëne: “Ishte gjë e bukur të festonim me tifozët, pas një kohe të gjatë pa e pasur mundësinë të festonim diçka”, duke lënë të kuptohet që kjo festë vjen pas disa vitesh me përballjen kundër pandemisë Covid-19.

Cila është aryeja që tifozët e Liverpool po e këndojnë “One Kiss” të Dua Lipës?

Tifozët e Liverpool, lidhjen emocionale me këngën e Dua Lipës “One Kiss” e filluan me përformancën e kësaj të fundit në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2018, në Kyiv të Ukrainës.

Kur UEFA vendosi që hapja e kësaj finaleje do të bëhej me këtë këngë, në Evropë pati skepticizëm, sepse po fillonte t’i ngjante ngjarjeve që po organizoheshin në sportet Amerikane.

Derisa disa tifozë ende ishin skeptikë për këtë koncept që e kishte menduar UEFA, 30.000 tifozët e Liverpoolit që po udhëtonin për afër 2.900 kilometra, po i këndonin me zë vargjet e këngës që do të këndoheshin në hapjen e finales së madhe të Ligës së Kampioneve që do zhvillohej në NSC Olimpiyskiy Stadium në Kyiv të Ukrainës.

Pavarësisht humbjes 3:1 nga skuadra e Zinedine Zidane Real Madrid në atë rast, në ditët në vazhdim, qarkulluan disa video të tifozëve të Liverpoolit nën tingujt e këngës “One Kiss” të Duas, që u bënë hit dhe pushtuan rrjetet sociale, dhe ato ishin ditët ku filloi tradita e re, ku tifozët do shoqëroheshin në çdo ndeshje nën tingujt e kësaj kënge.

“Në një nga përmbledhjet e asaj nate, natyrisht që më ranë në sy videot e tifozëve të Liverpoolit që po brohorisnin gjatë kohës që po e interpretoja këngën” kishte thënë Dua Lipa për faqen zyrtare të Liverpoolit në vitin 2020. Ajo shtoi se, “Isha shumë e nderuar, faleminderit të gjithëve.”

Cilin ekip futbolli e përkrah Dua Lipa?

Në një intervistë për mediumin WIRED, Dua Lipa e përshkroi veten si “tifoze nderi e Liverpool” dhe tha se “E dua Liverpoolin, gjithmonë do ta ketë një vend të veçantë në zemrën time.”

Sidoqoftë, disa tifozë të Liverpoolit mbetën të zhgënjyer kur dëgjuan se dashuria e saj ishte e ndarë për dy klube. Në të njëjtën intervistë për mediumin WIRED, ajo kishte thënë: ”Babai dhe vëllai im janë tifozë të flaktë të Arsenalit dhe mendoj se do të isha në telashe me ta nëse do të thosha që e dashuroj vetëm Liverpoolin.”

Liverpool – Arsenal, derbi i Dua Lipës?

A e këndojnë ndonjë këngë tjetër të Duas tifozët e Liverpoolit?

Fituesja e tri çmimeve Grammy, pas përformances në Ligën e Kampionëve me këngën “One Kiss”, vazhdoi të publikojë hite të mëdha njëra pas tjetrës, por kjo këngë mbeti në kujtesën e tifozëve, që ende vazhdon të këndohet nga ta.

Dua Lipa në vazhdën e agjendës së saj, ka edhe koncertin “Future Nostalgia” që do të mbahet në Liverpool më 29 prill dhe mund të godasë sërish në zemrën e tifozëve të Liverpoolit. /Përktheu Vivianit Gërguri/

Lajme të ngjashme