Drita udhëton te Llapi për ndeshjen kryesore të javës, Gjilani e pret Dukagjinin - NACIONALE

Drita udhëton te Llapi për ndeshjen kryesore të javës, Gjilani e pret Dukagjinin

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Sot përmbyllet java e 14-të e Superligës së Kosovës, ndonëse një ndeshje e kësaj xhiro nuk do të zhvillohet tani. Nënkampioni, Drita, udhëton te Llapi me synimin për të marrë fitoren e radhës, ndërsa Gjilani pas dy ndeshjeve pa fitore shpreson të kthehet te tre pikët ndaj Dukagjinit.

Padyshim që vëmendja është në Zahir Pajaziti në Podujevë në takimin Llapi – Drita, pasi që edhe është ndeshja kryesore e kësaj jave.

Llapi po kalon kohë të keqe momentale, pasi që nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit, duke marrë dy humbje një barazim dhe renditet e gjashta pas 12 ndeshjeve të zhvilluara me 13 pikë, dy pikë larg zonës së rrezikshme, në anën tjetër Drita është lideri i Superligës me 30 pikë të grumbulluara, ndonëse ka katër pikë më shumë se Ballkani që ka dy lojë më pak të zhvilluara.

May be an image of 2 people, people standing and text that says 'F.C. DRITA GJILAN 1932 30 tetor Ora: 13:00 Stadiumi "Zahir Pajaziti" Podujevë 1947 OKF. OKF.LLAPIO FC ORITA FC DRITA FC FCORITA ORITA KF LLAPI Java 14 FC DRITA'

Nga viti 2016 në elitën e futbollit të Kosovës, këto dy skuadra kanë zhvilluar 21 ndeshje ndërmjet vete, ku Drita ka një rekord më të mirë me 11 fitore, ndërsa shtatë i takojnë Llapit dhe tre herë janë ndarë me barazim.

Ndeshja tjetër që zhvillohet sot mes Gjilanit dhe Dukagjinit, padyshim që është shumë interesant, me mysafirët që morën në mesjavë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e mbetur nga xhirot e mëparshme kundër Llapit, fal edhe dy pritjeve të penalltive nga Kenan Haxhihamza.

Gjilani pas një barazimi edhe një humbje e tenton kthimin te fitoret edhe pse ka kaluar në periudha shumë të vështira në muajt e fundit.

Fitorja është e domosdoshme për ta nëse dëshirojnë ta ndjekin hapin me Prishtinën e vendit të tretë apo garën për titull, ata pozicionohet momentalisht në vendin e katërt pas 13 ndeshjeve me 19 pikë të grumbulluara, dy më pak se Prishtina me 21.

Dukagjini në anën tjetër në pesë ndeshjet e fundit e ka gjetur më shpesh fitoren, duke fituar tri herë dhe momentalisht ka ikur nga zona e rrezikshme ku qëndrojnë Trepça’89 e Ferizaj.

May be an image of 1 person and text

Kjo do jetë ndeshja e nëntë ndërmjet të dyjave në tri vitet e fundit, ku në tetë takimet paraprake, pesë herë ka fituar Gjilani, një Dukagjini dhe dy herë rezultati ka përfunduar i barabartë.

Ndeshja tjetër e paraparë për këtë javë ndërmjet Prishtinës e Ballkanit është shtyrë nga komisioni i garave për shkak se Ballkani zhvilloi ndeshjen e Ligës së Konferencës ditën e enjte.

Renditja momentale

Lajme të ngjashme