Drita në disavantazh ndaj Audës pas pjesës së parë
Skuadra kosovare, Drita, nuk e ka nisur edhe mjaftë mirë takimin ndaj skuadrës letoneze, Auda, pasi gjendet në disavantazh prej një goli pas pjesës së parë.
Kjo përballje po zhvillohet në Letoni, në Skonto Stadium.
Auda ishte për një nuancë skuadër më e mirë në 45 mintuat e para, duke pasur disa raste shënimi, teksa një herë konkretizoi.
Auda kaloi në epërsi në minutën e tetë, kur Taverez me një goditje të fuqishme nga gjuajtja e lirë e mposhti Faton Malokun për rezultatin 1:0.
⚽️ Goal: Bruno Tavares | FK Auda - FC Drita pic.twitter.com/xQZBu1e7HO
— PushGoals (@PushGoals) August 8, 2024
Deri në fund të pjesës së parë nuk pati ndryshim në rezultat, me Dritën që do të mundohet që deri në fund të paktën të marrë një barazim, në mënyrë që në ndeshjen kthyese ta ketë më të lehtë në shtëpi.