Drenica e ndal me barazim Ballkanin, Llapi barazon në frymën e fundit ndaj Trepçës'89, Gjilani triumfon me vështirësi në Malishevë
Sot janë zhvilluar edhe tri takimet e fundit të javës së 11-të të Superligës së Kosovës, aty ku kampioni i Kosovës u befasua nga Drenica që u ndal me barazim 1:1, me rezultat 1:0 fitoi Gjilani në udhëtim te Malisheva, ndërsa Llapi në frymën e fundit barazoi rezultatin në 3:3 kundër Trepçës'89.
Drenica – Ballkani
Ndeshja e zhvilluar në Bajram Aliu përfundoi pa fitues, ku kampioni i Kosovës në fuqi, Ballkani me shumë vështirësi arriti deri te barazimi në 10 minutat e fundit të takimit.
Epërsinë fillestare e kishte Drenica, ku me anë të golit të Osman Meziut në minutën e 54-të kaloi në epërsi, ndërsa për barazimin u kujdes lojtari më në formë momentalisht te Ballkani, Armend Thaqi, në minutën e 81-të të takimit.

Tani suharekasit krahas shtatë fitoreve kanë edhe një barazim e një humbje dhe mbetën pesë pikë mbrapa liderit të Superligës, Dritës, por që kanë dy ndeshje më pak të zhvilluar.
Trepça’89 – Llapi
Takimi i zhvilluar në Riza Lushta prodhoi në total gjashtë gola, ku Trepça ’89 nuk arriti ta mbante rezultatin deri në fund, duke barazuar me llapjanët 3:3.
Fillimisht për epërsinë e parë shënoi Muja në minutën e 24-të, ndërsa gola tjerë gjatë pjesës së parë më nuk pati.
Në pjesën e dytë, Llapi arriti ta barazonte rezultatin me anë të Kushtrim Shabanit në minutën e 50-të, por kjo zgjati shumë pak, pasi që mitrovicasit sërish dolën në epërsi 2:1 në minutën e 53-të.
Llapi u kthye sërish në lojë me anë të Drilon Fazliut që barazoi shifrat në 2:2 në minutën e 70-të, por as kësaj radhe gëzimi nuk zgjati shumë, sepse Trepça’89 shënoi për golin që u mendua se ishte i fitores për 3:2 pesë minuta më vonë, saktësisht në minutën e 75-t, por skuadra e Tahir Batatinës shënoi edhe një herë në minutat shtesë nga penalltia me anë të Alidemaj, për një pikë mjaft të vlefshme.
Malisheva – Gjilani
Gjilani ndonëse me vështirësi, ia doli të marrë pikët e plota në një udhëtim të vështirë në Liman Gega në Malishevë. Gjilanasit fituan me një gol të vetëm të shënuar në pjesën e dytë të takimit.

Rënditja në Superligën e Kosovës
