Drejtori i Superligës Evropiane: Shumë klube të mëdha shpërndajnë vizionin e njëjtë si Real Madrid, Barcelona dhe Juve
Drejtori i ri i Superligës Evropiane, Bernd Reichart, insiston se shumë klube evropiane shpërndajnë vizionin e njëjtë si Juventus, Barcelona dhe Real Madrid.
Reichart u punësua zyrtarisht të martën dhe dy klubet Juventus dhe Barcelona kanë shpërndarë mesazhin e tij të parë, ku kërkon reformë në futbollin evropian.
"Superliga Evropiane është ende gjallë, mund të them se shumica e klubeve në Evropë shpërndajnë vizionin e njëjtë si Juventus, Barcelona dhe Real Madrid dhe tani kemi shansin që të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet".
"Është një rrugë e gjatë, por ne duam të shkojmë hap pas hapi, pa përfshirje. Dje ishte një ditë e rëndësishme sepse ne ftuam futbollin evropian në dialog", tha fillimisht ai për "El Larguero".
Real Madrid, Barcelona dhe Juventus ishin ndër 12 klubet evropiane që formuan Superligën Evropiane në marsin e vitit 2021. Sidoqoftë, projekti dështoi pas 48 orëve pasi pesë klubet e Premierligës dhanë dorëheqje.
"Për të shtuar, ne kemi bërë më shumë hapa përpara në 12 orët e fundit se në 18 muajt e kaluar".
"Kemi arritur në tërë familjen e futbollit, më larg se UEFA. Ata kanë pranuar se futbolli evropian ka nevojë për riformim sepse nuk mund të vazhdojë kështu".
'Ishte UEFA që kërcënoi, sanksionoi dhe dërgoi gjithçka nëpër gjykata".
Përpos kësaj, ai tregoi edhe formatin si do të zhvillohet Superliga Evropiane.
“Ne duam të krijojmë një sistem që lejon klubet të rriten përmes meritave sportive. Një sistem i hapur me mundësinë për të ëndërruar dhe për t'i bërë gjërat mirë, me meritë sportive, mund të aspironi gjithçka. Nuk është një konkurs i mbyllur, por i bazuar në meritokraci".
Një ndër problemet që ndodhi në prillin e vitit të kaluar ishin se 15 klube do të kishin të garantuar gjithmonë qëndrimin, derisa pesë klube do të ftoheshin çdo sezon.
Sidoqoftë, kjo gjë mesa duket ka ndryshuar me projektin që Reicharta ka në mendje.
"Një hyrje e garantuar nuk është diçka që jemi duke menduar. Megjithatë, dizajni i formatit duhet të jetë fryt i dialogut. Deri më sot, ne nuk kemi një format përfundimtar. Them vetëm se merita sportive do të zbatohet për të gjithë pjesëmarrësit në Superligë.
“Ne nuk duam të ndikojmë në ligat vendase, kështu që po flasim për një kompeticion të luajtur në mesjavë
"Nuk ka asnjë afat kur do të dimë më shumë pasi të kemi siguri nga gjykatat, por është e vështirë të imagjinohet një fillim përpara 2024-2025."
Liga e Kampionëve do të ketë një format të ri në vitin 2024, por klubet e Superligës besojnë se nuk është i duhuri për të rifilluar futbollin evropian.
“Shkon në drejtimin e gabuar sepse do të ketë më shumë ndeshje në fazën e grupeve. Disa klube nuk do të përballen me njëri-tjetrin, por do të jenë në të njëjtën renditje. Do të jetë e vështirë ta ndjekësh me pasion derisa të fillojë faza e eliminimit në mars.
“Është thelbësore që brezat e rinj të shikojnë ndeshjet drejtpërdrejt me më shumë tërheqje, një ndeshje mes Real Madridit dhe Barcelonës që luhet katër herë në vit do të gjenerojë më shumë interes dhe do ta bëjë futbollin të zgjerohet. Ne duam t'i dëgjojmë të gjithë. Dua të di se çfarë mendojnë tifozët evropianë”.
💼🗯️ Revive la entrevista a Bernd Reichart, CEO de @A22Sports, empresa promotora de la Superliga
— El Larguero (@ellarguero) October 20, 2022
💥 "Todo el que juegue la Superliga será por méritos deportivos, no será una competición cerrada"https://t.co/JaNCD2KoQU