Pamje: Drejtori i PSG-së tërbohet me lojtarët e vet, zbret nga tribuna dhe futet në fushë për t'i qortuar
Një skenë e pazakontë ka ndodhur në fitoren 4:3 të Paris Saint-Germain ndaj Lilles. Drejtori sportiv i parisienëve, Luis Campos u largua befasisht nga tribuna ku ishte duke parë ndeshjen dhe zbriti tek banka rezervë dhe në një moment hyri në fushë duke iu bërtitur lojtarëve pasi ishin duke humbur 3:2.
Padyshim një moment i ndërlikur është duke u ndjerë në PSG me skuadrën kampione në fuqi e cila erdhi në ndeshjen ndaj Lilles nga tri humbje radhazi, ndaj Marseilles në Kupës të Francës, Monacos në kampionat dhe Bayernit në Ligë të Kampionëve, derisa edhe paraqitja e sotshme nuk ishte tamam bindëse në pasditen e së dielës.
Në ndeshje me plot kthesa u pa në Parkun e Princave, ku fillimisht PSG shënoi dy gola të shpejtë me anë të Mbappes e Neymarit, me Lillen që arriti të barazonte e pastaj edhe të dilte në epërsi 3:2, por dy gola në minutat e fundit sërish nga Mbappe e Messi me golin e fitores për 4:3.
Për të sqaruar më shumë situatën e ndodhur, pas kthesës që bëri Lille në rezultat, Campos që më parë ka qenë edhe trajner la tribunat për të ardhur në stol, ku u pa duke iu bërtitur lojtarëve.
📸 - Incredible scenes in Paris as the technical director Luis Campos has left the stands and is currently shouting to his own players from the sideline, with the manager behind him.#PSGLOSCpic.twitter.com/trzAOj9mRt
— Rohan (@Rohan5640) February 19, 2023
Ai këtë e bëri sa ishte në krah të trajnerit Christofe Galtier, ndërsa u pa edhe duke u ankuar në gjyqtarin e takimit pas një faulli të dhënë.
Pas golit magjik të argjentinasit, Luis Campos u pa duke festuar si i çmendur me pjesën tjetër të skuadrës dhe stafit.
GOAT. 🐐
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) February 19, 2023
pic.twitter.com/x1IVX9aczi
Në ditët e fundit, në mediat e afërt me klubin është përfolur për disa mospajtime të brendshme dhe mbetët për t’u parë se si do të shkojë situata dhe a do të luajë rol në ftohje të gjakrave kjo fitore e arritur.

