Drejtori i Napolit: Victor Osimhen ka kërkuar largimin - NACIONALE

Drejtori i Napolit: Victor Osimhen ka kërkuar largimin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Napolit Giovanni Manna ka konfirmuar kërkesën e sulmuesit Victor Osimhen për t’u bërë me skuadër të re në sezonin 2024/25.

Nigeriani u la jashtë skuadrës së Antonio Conte në sfidën hapëse të Kupës së Italisë, ku “Napolitanët” fituan në penallti me rezultat të ngushtë 4:3.

Edhe pse negociatat me asnjë skuadër ende nuk kanë nisur, Manna ka konfirmuar se më shumë gjasë Osimhen sezonin tjetër nuk do të jetë në fanellën e tre herë kampionit të Italisë.

“Victor Osimhen ka bërë kërkesë për t’u larguar nga klubi. Situata është e qartë, kishte disa shanse për t’u larguar edhe në verë”.

“Victor dëshiron të largohet. Të shohim në 20 ditët e ardhshme”, deklaroi ai.

Deri më tani, Osimhen ishte afër kalimit te PSG-ja, por kjo e fundit u tërhoq shkaku i çmimit të lartë. Opsione tjera mbeten dy skuadrat e Premierligës Chelsea dhe Arsenal, por momentalisht asnjëra s’ka bërë ofertë zyrtare.

Në rast të shitjes së Osimhenit, Napoli është gati për ta zëvendësuar me Romelu Lukakun, i cili tashmë është pajtuar për t’iu bashkuar gjigantit italian.

Lajme të ngjashme