Drejtori i Interit: Juventusi favorit për Scudetton
Drejtori i Interit Beppe Marotta beson se Juventusi është favorit për ta fituar Serie A këtë sezon pasi s’janë të përfshirë në kompeticione evropiane, por insiston se “Neurazzurët” duhet të jenë ambicioz.
Inter renditet në pozitën e dytë në tabelë, dy pikë prapa liderit Milan dhe dy mbi Juventusin.
Sidoqoftë, Marotta beson se “Bianconerët” janë favorit i padiskutueshëm për ta fituar kampionatin italian.
“E fitova titullin e parë në Serie A në Torino me Antonio Conte dhe atëherë nuk po luanim në kompeticione evropiane”.
“Eksperienca më thotë se të kesh sezonin për ta planifikuar vetëm Serie A dhe Kupën e Italisë është avantazh. Për këtë arsye po e them se Juventusi është favoriti për titull”.
Inter e ‘demoloi’ Milanin me rezultat 5:1 mirëpo që ka arkëtuar vetëm katër pikë në tre paraqitjet e fundit në Serie A.
“Kemi bërë disa gabime, por nuk mendoj se u relaksuam pas fitores 5:1 në derbi”.
“Nuk ka arsyetim, jemi Inter dhe duhet të jemi ambicioz. Duhet të jemi lartë dhe me besim. Nuk po them se jemi më të mirët, kjo do të ishte arrogancë”.
“Jemi të fortë, kemi konsideratë për veten falë rezultateve që kemi arritur në Evropë sezonin e kaluar”.
“E dimë që tifozëve iu intereson titulli, që do të na sillte yllin e dytë”.
Inter nuk e ka fituar titullin e Serie A që nga sezoni 2020/21 që kur ishte Conte në krye.