Dramë golash në derbin e Torinos, Juventusi fiton me përmbysje
Derbi i Torinos apo siç njihet ndryshe në Itali si ‘Derby Della Mole’ i zhvilluar sot në kuadër të Serie A-së ka prodhuar plot pesë gola, me Juventusin që triumfoi me përmbysje përballë Torinos me rezultat 4:2.
Zonja e vjetër tani ka përmbyllur një muaj të suksesshëm, pasi gjatë muajit shkurt nuk pësoi asnjë humbje, duke triumfuar në të gjitha katër ndeshjet, përfshirë edhe këtë ndaj Torinos.
Të udhëhequrit e Massimiliano Allegrit nuk i nisën në mënyrën më të mirë takimin, pasi u gjendën në disavantazh vetëm pas dy minutash, kur shënoi ish-lojtari i Interit, Yann Karamoh.
Por gjiganti italian reagoi shpejt, duke barazuar rezultatin në minutën e 16-të me anë të Juan Cuadrados për rezultatin 1:1.
Torino doli në epërsi sërish në pjesën e parë. Golin për 2:1 e shënoi Antonio Sanabria në minutën e 43-të.
Kur u mendua se erdhi përfundimi i pjesës së parë me këtë rezultat, në skenë doli Danilo që barazoi rezultatin në 2:2 në minutat shtesë.
Me rezultat të barabartë dy skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve, për t’u kthyer në një pjesë të dytë, shumë më pak aktive nga të dy skuadrat dhe tejet monotone krahasuar me 45 minutat e para.

Pavarësisht kësaj, Juventusi arriti të shënonte edhe dy herë në pjesën e dytë. Goli i epërsisë së parë të zonjës së vjetër në këtë takim erdhi sërish nga një mbrojtës brazilian. Gleison Bremer shënoi golin e rezultatit 3:2 në minutën e 71-të.
Ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Adrien Rabiot, i cili shënoi për 4:2 në minutën e 81-të të takimit.
null
null
Juventusi me këtë fitore ngjitet në pozitën e shtatë në tabelë me 35 pikë në 24 ndeshje, ndërsa Torino mbetët në pozitën e 10-të.
