Di Maria me paraqitje fantastike ia dhuron kualifikimin tutje Juventusit, Cluji i Krasniqit eliminohet nga Lazio - NACIONALE

Di Maria me paraqitje fantastike ia dhuron kualifikimin tutje Juventusit, Cluji i Krasniqit eliminohet nga Lazio

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Juventusi dhe Lazio kanë triumfuar në Evropë për të kaluar raundin e play-offit. Zonja e vjetër e mposhti Nantesin në kuadër të Ligës së Evropës me rezultat 3:0, fal një paraqitje thjesht fantastike nga Angel Di Maria, ndërsa Lazio e ka eliminuar nga Liga e Konferencës CFR Clujin, skuadrën e Ermal Krasniqit me barazimin e sotëm pa gola.

Nantes – Juventus

Skuadra e Massimiliano Allegrit tregoi krejt tjetër fytyrë nga ndeshja e parë që përfundoi me barazim 1:1 para një jave. Ndeshja e zhvilluar në Francë ishte e dominuar në tërësi nga Juventusi, ndërsa paraqitja e Di Marias ishte e mahnitshme, ku argjentinasi shënoi het-trick.

Goli i parë erdhi në minutën e pestë të takimit me një gol të jashtëzakonshëm nga 35-vjeçari për rezultatin 1:0.

Dyfishimi i epërsisë erdhi në minutën e 20-të nga penalltia, por deri te akordimi i penalltisë, Angel Di Maria bëri një veprim individual magjik, duke kaluar pothuajse tërë lojtarët e skuadrës së Nantesit, për t’u ndalur topi në fund me dorë nga mbrojtësi Pallois, që u ndëshkua me karton të kuq dhe Di Maria nuk gaboi nga 11 metra për 2:0.

Gola më deri në minutën e 78-të nuk pati, aty ku Di Maria doli në skenë sërish për të kompletuar het-trikun e tij dhe për të shënuar për rezultatin përfundimtar 3:0.

Nantes 0 - [3] Juventus - Angel Di Maria 78'

Video Nantes 0 - [3] Juventus - Angel Di Maria 78' was uploaded to Streamin.me on Feb 24, 2023.

Juventusi me rezultatin e përgjithshëm 4:1 kualifikohet tutje në 1/8 e finales së Ligës së Evropës.

CFR Cluj – Lazio

Lazios i ka mjaftuar një barazim pa gola për të gjetur kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Konferencës. Krejt kjo erdhi për shkak të fitores minimale në ndeshjen e parë 1:0.

Anësori kosovar, Ermal Krasniqi, sërish ishte titullar për skuadrën rumune por që dështoi të tregonte ndikimin e tij në fushë.

Skuadra e Sarrit ishte për një nuancë më e mirë në këtë takim, por në finalizime të shanseve dështoi skuadra italiane.

E tërë që vlen të cekët nga ky takim është kartoni i kuq nga mesfushori Karlo Muhar, pas dy kartonëve të verdhë.

Me rezultatin e përgjithshëm 1:0, Lazio kalon play-offin dhe tani do ta presë kundërshtarin e radhës në 1/8 e finales së Ligës së Konferencës.

Lajme të ngjashme