Juventusi tregohet ‘e pafuqishme’ edhe në Ligë të Evropës, Lazio e mposht skuadrën e Ermal Krasniqit - NACIONALE

Juventusi tregohet ‘e pafuqishme’ edhe në Ligë të Evropës, Lazio e mposht skuadrën e Ermal Krasniqit

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim si vendas ndaj skuadrës franceze, Nantes me rezultat 1:1 në kuadër të Ligës së Evropës në ndeshjen e parë, ndërsa Lazio arriti fitoren 1:0 ndaj CFR Clujit, pavarësisht se luajti pothuajse tërë ndeshjen me një lojtar më pak.

Zonja e vjetër ndonëse ishte skuadra e vetme që dukej në fushë, nuk arriti të administronte rezultatin e arritur në pjesën e parë, duke pësuar gol në pjesën e dytë në tentimin e parë të Nantesit në drejtim të portës.

Juve kaloi në epërsi në minutën e 13-të të takimit, ku shënoi sulmuesi serb, Dusan Vlahovic, pas një topi shumë të mirë të dërguar nga Federico Chiesa.

Një kundërsulm i minutës së 60-të nga të verdhit, doli të ishte fatal për gjigantin italian. Ishte Ludovic Blas që shënoi me anë të një goditje të fortë për rezultatin 1:1.

Ky rezultat doli të ishte epilogu final i takimit. Të dy skuadrat do të takohen pas një jave, aty ku skuadra fituese kalon tutje në raundin e 1/8 së finales.

Në anën tjetër në Ligën e Konferencës, CFR Cluj e yllit të Kosovës, Ermal Krasniqi, pësoi humbje me rezultat minimal 1:0 ndaj Lazios, edhe pse këta të fundit luajtën për mbi 70 minuta me një lojtar më pak.

Kartoni i kuq direkt i minutës së 13-të i mbrojtësit spanjoll të Lazios, ishte direkt meritë e Ermalit, që bëri një driblim fantastik të katër futbollistëve dhe u ndal nga lojtari i fundit, por kjo diferencë numerike nuk i ndihmoi aspak skuadrës së tij për të bërë diçka më shumë në ndeshje.

Ishte një gol i Ciro Immobiles i shënuar në minutat shtesë të pjesës së parë, ai që vendosi për fatin e takimit. Deri në fund gola nuk pati dhe Lazio pas një jave udhëton në Rumani me një lehtësi më të madhe.

Video

Video Video was uploaded to Streamin.me on Feb 17, 2023.

Lajme të ngjashme