Doherty: Parapërgatitjet nën urdhrat e Contes janë torturë - NACIONALE

Doherty: Parapërgatitjet nën urdhrat e Contes janë torturë

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Matt Doherty ka përshkruar parapërgatitjet me Antonio Conten si një torturë mentale.

Së fundmi nëpër media kanë qarkulluar videot ku lojtarët e Tottenhamit ishin në vështirësi të madhe pas regjimit në stërvitje nga trajneri italian.

Në përpjekje për të arritur në nivelin e duhur të përgatitjes fizike, stafi i trajnerëve në krye me Conten, i pa lojtarët duke u rrëzuar për toke nga stërvitjet e vështira.

Çfarë tha Doherty për stërvitjet e Antonio Contes?

Doherty tha se derisa për disa nga lojtarët, stërvitja po ju dukej normale, për të ishte stërvitja më intensive në karrierën e tij.

Mbrojtësi irlandez beson se Tottenham do të jetë skuadra me përgatitjen më të madhe në fushë në sezonin e ri të Premierligës.

“Po, stërvitje normale për disa, por më e vështira e imja ndonjëherë. Nuk besoj se ka ndonjë skuadër që është përgatitur më mirë fizikisht. Nuk është diçka që e kam bërë më parë. Shumë e vështirë.”

30-vjeçari thotë se Conte ka injektuar në trurin e tyre një qëndrim, që asnjëherë skuadra nuk dorëzohet.

“Marrim një kënaqësi të madhe kur seanca stërvitore përfundon. Mendja jonë torturohet në atë stërvitje por kur mbaron ndihesh mirë, dhe gjatë natës duke menduar thua ‘po, kam punuar mirë sot’.”

“Gjatë stërvitjes mendon si të mos dorëzohesh, këtë na e ka mësuar Conte. Edhe nëse zvarriteni në vijat anësore nuk duhet të ndalesh. Mentalitet që na ka fut në kokë si injektim trajneri.”

Ku po e zhvillon Tottenham Hotspur para-sezonin?

Spurs për momentin janë në Korenë e Jugut si pjesë e parapërgatitjeve për sezonin e ri. Deri më tani kanë luajtur një ndeshje miqësore kundër yjeve të K-League më 13 korrik në Seoul, stadiumin e Kampionatit Botëror të vitit 2002.

Skuadra e Contes e fitoi ndeshjen 6:3 me Harry Kane dhe Heung-min Son që shënuan nga dy gola, Eric Dier një gol dhe një tjetër gol i shënuar nga kundërshtarët në portën e gabuar.

Ndeshja e radhës për Tottenham Hotspurs do të jetë më 16 korrik kundër skuadrës spanjolle, Sevilla, ndeshje këto që shërbejnë në lidhjen e skuadrës në mënyrën më të mirë, për sezonin e ri në Premierligë.

Londinezët në këtë afat kalimtar, kanë arritur të sigurojnë katër lojtarë: Richarlison, Yves Bissouma, Ivan Perisic dhe Fraser Foster, por Conte tha para disa ditësh që afati kalimtar nuk ka përfunduar nëse synojmë të gjitha garat.

Lajme të ngjashme