Conte i bindur se do të luftojnë për të gjithë trofetë e mundshëm
Antonio Conte dëshiron që Tottenham Hotspur të luftojë për të gjithë trofetë e mundshëm në sezonin 2022/23, por sugjeron se për këtë duhet të nënshkruajnë edhe me disa lojtarë tjerë.
Spurs ka bërë tashmë pesë transferime në afatin kalimtar veror, për të forcuar skuadrën në rikthimin e saj në Ligën e Kampionëve pas tre viteve.
Skuadra nga Londra veriore shpenzoi afër 60 milionë euro për sulmuesin brazilian, Richarlison, nga Evertoni, gjithashtu afër 30 milionë euro i kushtoi Yves Bissouma nga Brighton, kurse Clemend Lenglet e mori në huazim nga Barcelona e Ivan Perisic e Fraser Forster i mori si lojtarë të lirë.
Ndërsa Conte është i lumtur me ardhjet në skuadër, ai beson se duhet ende lojtarë për të freskuar skuadrën dhe për t’i dhënë forcë për të garuar për të gjitha trofetë.
Çfarë tha Conte për planet në afatin kalimtar?
“Idetë janë të qarta, të shikojmë për lojtarë tjerë të duhur për të nënshkruar. Duhet të rritemi. Skuadra punoi mjaftë mirë këtë afat kalimtar dhe kështu duhet të vazhdojë. Për çdo trajner është e rëndësishme të ketë lojtarët që nga fillimi. Ishte mirë që nënshkruam me pesë lojtarë dhe tani do të shohim për të tjerët. Ne gjithmonë shikojmë për të forcuar skuadrën nëse është kjo mundësi.”
“Ne dëshirojmë të jemi me numra mirë, sepse do të luajmë në katër gara të ndryshme. Të duhet skuadër e mirë, numerikisht si dhe kualitative. Do të jetë sezon i gjatë dhe i vështirë, por do të synojmë të mbesim në të gjitha garat deri në fund. Nëse janë mundësitë, në dy muajt e ardhshëm do të synojmë të forcohemi ende.”
