“Do të vazhdojmë të kërcejmë” – Vini Jr paralajmëron kritikët se Brazili ka edhe festime të tjera
Ylli brazilian, Vinicius Junior, ka mbrojtur festimet e golave me anë të kërcimeve nga lojtarët e skuadrës së tij, që u cilësuan nga Roy Keane si "mosrespektuese". Ai ka thënë se do të vazhdojnë të kërcejnë e festojnë sepse ende kanë diçka të re për të shfaqur.
Brazilianët bënë rutina të shkurtra me kërcime pas çdo goli në fitoren e tyre 4-1 ndaj Koresë së Jugut në ndeshjen e 1/8 finale të Kupës së Botës të hënën.

Pasi Richarlison shënoi, edhe trajneri Tite u përfshi, duke imituar 'vallen e pëllumbit' të sulmuesit me lojtarët në vijën e bankës rezervë.

“Përfundim fantastik nga Vinicius, fillim i shkëlqyer i lojës. Por unë kurrë nuk kam parë kaq shumë vallëzime. Nuk mund ta besoj atë që po shikoj, nuk mund ta besoj atë që po shikoj, është si të shikosh Strictly [Come Dancing].Nuk më pëlqen kjo. Njerëzit thonë se kjo është kultura e tyre. Por unë mendoj se kjo është me të vërtetë mosrespektim i kundërshtarit. Janë katër gola, dhe ata po e bëjnë këtë çdo herë. Nuk më shqetëson aq shumë hera e parë, është ajo pas kësaj kur edhe trajneri përfshihet. Nuk jam i lumtur për këtë. Nuk mendoj se është aspak mirë”, tha eksperti i ITV, Roy Keane.

Por Vinicius këmbëngul se festimi në këtë mënyrë është i detyruar, që t'i nxisë njerëzit dhe paralajmëroi kritikuesit si Keane se Brazili ka planifikuar shumë më tepër këso festime.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/71714564/1245388013.0.jpg)
"Sigurisht, disave u pëlqen të ankohen kur shohin lumturinë e njerëzve të tjerë dhe ne brazilianët jemi një popull i gëzuar, kështu që do t'i shqetësojmë gjithmonë," tha ai të mërkurën. “Goli është momenti më i rëndësishëm i imi në futboll, kur dihet se erdhi në Kupën e Botës, kështu që është një moment gëzimi jo vetëm për ne, lojtarët, por për të gjithë vendin tonë. Ne kemi ende shumë festime gati, kështu që duhet të vazhdojmë të luajmë më mirë, të fitojmë ndeshje dhe të qëndrojmë të gëzuar në këtë proces. Ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe të përqendrohemi sepse ka më shumë njerëz me ne sesa kundër nesh”.
