“Do të godasim” – Ten Hag i premton tifozëve tjetër transferim
Manchester Unitedi mund të bëjë akoma lëvizje në afatin kalimtar të verës, me trajnerin e djajve të kuq, Erik ten Hag, që ka thënë se në momentin e parë që ju ofrohet një mundësi do të godasin.
Holandezi ka thënë se është i kënaqur me skuadrën e tij, por do të vazhdojë të kërkojë të sjellë lojtarë përpara mbylljes së afatit kalimtar. Holandezi ka shpenzuar 165 milionë funte (209 milionë dollarë) për Mason Mount, Andre Onana dhe Rasmus Hojlund, por një mesfushor me tipare defensive ende mund të arrijë.

"Skuadra jonë është e plotë, të gjitha pozicionet janë të mbuluara, por ne jemi Manchester United, ne jemi gjithmonë në kërkim të përmirësimit dhe kur të ketë një mundësi ne do të godasim," tha Ten Hag në një konferencë për shtyp të premten. “Ne jemi gjithmonë në kërkim të mundësive [megjithëse] mendoj se kemi një skuadër të mirë, me këtë skuadër jemi të bindur se mund të arrijmë objektivat tona”.
Unitedi kishte rënë dakord të shesë Harry Maguire te West Ham, por lëvizja u dështoi dhe Ten Hag mirëpriti faktin që ish-kapiteni po mbetet në skuadër. Ai gjithashtu i kërkoi mbrojtësit të dëshmonte se ishte mjaft i mirë për një pozicion startues. "Jam i lumtur që ai është këtu, ne kemi nevojë për një skuadër të madhe. Ne kemi katër qendërmbrojtës, me Luke Shaw janë pesë, na duhen. Ne do të luajmë 60 ndeshje, shumë nga lojtarët tanë janë ndërkombëtarë kështu që kemi shumë ngarkesë”, tha trajneri.
