“Do ta vozis unë veturën e tij” – Shearer me shaka tregon se pse e dëshiron transferimin e Kane te Bayerni
Legjenda e Premierligës, Alan Shearer, ka bërë shaka me transferimin e mundshëm të Harry Kane te Bayern Munich, duke thënë se do ta vozisë veturën e sulmuesit për ta çuar atje, në mënyrë që rekordi i ish-lojtarit të Newcastle Unitedit për më së shumti gola në elitën angleze mos të thyhet.
Shearer tha me shaka se nëse Harry Kane dëshiron t'i bashkohet Bayern Munichut këtë verë, ai personalisht do ta çonte atë atje për të mbrojtur rekordin e tij të golave në Premierligë. Shearer beson se Kane, i cili po i afrohet rekordit të 260 golave, është në gjendje ta kalojë atë edhe nëse i bashkohet Bayern Munichut, pasi 29-vjeçari sipas tij mund të kthehet në Angli në të ardhmen për të përfunduar karrierën e tij.
Duke folur për The Athletic, Shearer tha: "Nëse Harry dëshiron të bashkohet me Bayern Munich, unë do të ngas veturën e tij atje vetë; çdo gjë për të mbrojtur rekordin tim të golave në Premierligë. Në të vërtetë, çdo shpresë mund të jetë diçka e harruar. Harry është gati 30 vjeç, por ai kujdeset për veten, ai ka qëndruar larg nga dëmtimet e mëdha dhe ai është krejtësisht i aftë të kthehet në Angli pas disa vitesh dhe të shënojë gola të mjaftueshëm për të më kapërcyer. Megjithatë, më jepni çelësat dhe një udhërrëfyes satelitor dhe do ta çoj atje."
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Kujtojmë se Harry Kane në karrierën e tij të pasur, ka shënuar 213 gola në Premierligë dhe është ndjekësi më i afërt i Shearer me 260 gola të shënuar.

Kane, i cili ka një vit të mbetur nga kontrata e tij aktuale me Tottenham, është lidhur me një largim nga klubi këtë verë. Bayern i ishte afruar më herët Spursave me një ofertë prej 70 milionë euro, e cila thuhet se u refuzua nga skuadra veriore e Londrës pasi ata e vlerësojnë atë mbi 100 milionë euro.
E ardhmja e Kane mbetet e pasigurt, por ai ka lënë të kuptohet se mund të jetë i gatshëm të transferohet në Chelsea në të ardhmen, pasi autorizoi ndërtimin e një pallati afër terrenit të stërvitjes të skuadrës tjetër londineze.

