Kane e dëshiron kalimin te Bayern Munich, Manchester Unitedi humb shpresat - NACIONALE

Kane e dëshiron kalimin te Bayern Munich, Manchester Unitedi humb shpresat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, raportohet se ka pasur biseda pozitive në ditët e fundit me kampionen e Gjermanisë, Bayern Munich dhe sulmuesi anglez është i prirë për të kaluar në Bundesligë, para një transferimi të mundshëm te Manchester Unitedi.

Kane ka qenë i lidhur me një transferim në këtë afat kalimtar te Unitedi, megjithatë, ata thuhet se kanë ftohur interesin e tyre për sulmuesin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024. Pavarësisht kësaj, kampionët e Bundesligës, Bayern, po ndjekin një lëvizje për 29-vjeçarin, raporton Sky Germany.

Harry Kane Tottenham Leeds 2022-23

Raportimet thonë se ka pasur bisedime të avancuara midis Bayernit dhe agjentëve të kapitenit të Anglisë, i cili përfaqësohet kryesisht nga vëllai i tij Charlie. Kane thuhet se ka pasur biseda 'shumë pozitive' me gjigantët gjermanë dhe i ka thënë Bayernit se do të preferonte t'i bashkohej klubit nëse vendos të largohet nga Anglia.

Sky shton se Bayern beson se Kane do të jetë i mundshëm për t’u transferuar për më pak se 100 milionë euro, por kryetari i Spurs, Daniel Levy mund të dëshirojë më shumë për yllin e skuadrës së tij.

Daniel Levy Tottenham 2022-23

Kane po shijon pushimet verore pas një sezoni të gjatë me Tottenhamin dhe Anglinë. Nëse ai nuk largohet nga Spurs, ai do të kthehet për para-sezon në korrik.

Lajme të ngjashme