“Do ta marrin Mbappen me ambulancë” – Mbrojtësi i Lens ‘kërcënon’ yllin e PSG-së në prag të ndeshjes - NACIONALE

“Do ta marrin Mbappen me ambulancë” – Mbrojtësi i Lens ‘kërcënon’ yllin e PSG-së në prag të ndeshjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Argjentinës dhe Lensit, Facundo Medina, ka lëshuar një paralajmërim për yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, para ndeshjes vendimtare të skuadrës së tij kundër kampionit francez që zhvillohet në fundjavë, duke thënë se nëse ai e kalon, do të vijë ambulanca ta marrë.

Mbrojtësi i Lens, Medina, ka lëshuar një paralajmërim për sulmuesin e PSG-së, Mbappe, përpara ndeshjes së tyre në Ligue 1 këtë fundjavë, duke thënë se ai do ta trajtojë ashpër sulmuesin. 23-vjeçari i bëri këto ‘kërcënime’ të bujshme teksa u shfaq në një intervistë në kanalin YouTube të Son Aviones.

"Nëse Messi më kalon javën e ardhshme, do ta kap për fanelle ose do ta përqafoj," filloi ai. "Më jep një përqafim, për Kupën e Botës".

Facundo Medina Kylian Mbappe

“Nëse Mbappe më kalon, ata do ta largojnë me një ambulancë”, ka thënë argjentinasi me shaka, kur u pyet se çfarë do të bënte nëse njëri nga dy sulmuesit e PSG-së do ta kalonte atë gjatë lojës.

Pas 30 ndeshjeve dhe 69 pikëve, PSG mban kreun e tabelës me gjashtë pikë epërsi ndaj Lensit të vendit të dytë në Ligue 1. Megjithatë, pasi kanë pësuar humbje të njëpasnjëshme në ligë në shtëpi ndaj Rennes dhe Lyon, parisienët i ka dhënë shpresë kundërshtarëve për titullin, dhe hendeku mund të mbyllet në vetëm tre pikë nëse humbin këtë fundjavë.

Kylian Mbappe Lionel Messi PSG 2022-23

Mbappe dhe PSG do të mirëpresin Lens këtë të shtunë, më 15 prill, në atë që premton të jetë një përballje mjaft tërheqëse.

Lajme të ngjashme