Djokoviqi tërhiqet nga Indian Wells, pasi SHBA-ja ia ndaloi hyrjen - NACIONALE

Djokoviqi tërhiqet nga Indian Wells, pasi SHBA-ja ia ndaloi hyrjen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tenisti numër një i botës, Novak Djokoviq, është tërhequr nga turneu masters i kësaj jave, Indian Wells, për shkak se nuk i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Djokoviq, fitues i 22 titujve grand slam, kishte kërkuar leje të veçantë për t’u futur në SHBA për shkak se nuk është i vaksiuar kundër Covid-19.

SHBA-ja kërkon që të vizitorët të jenë të vaksinuar dhe të kenë dëshmi për këtë të paktën deri më 10 prill.

Tenisti serb mungoi në grand slamin e vitit të kaluar US Open për shkak të vaksinës.

“Numri një i botës Novak Djokoviq është tërhequr nga BNP Paribs Open. Vendin e tij do ta zërë Nikoloz Basilashvili në këtë garë”, tha organizatori i turneut në SHBA.

Indian Wells, njëri prej turneve më prestigjioz në kalendarin e tenisit pa llogaritur grand slams, fillon më 6 mars, pra sot.

Të premten, Federata e Tenisit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe US Open shpresuan se Djokoviqit do t’i lejohej të luante në turnet e këtij muaji Indian Wells dhe Miami.

Djokoviqi, i cili mungoi edhe në Australian Open vitin e kaluar dhe u debua nga Australia për shkak të qëndrimit për vaksinën, ka thënë se më parë heq dorë nga pjesëmarrja në grand slams sesa ta marrë vaksinën kundër Covid-19.

Atij iu lejua të udhëtojë drejt Mlebourne në janar ku e fitoi grand slamin Australian Open për herë të 10-të në karrierë, duke e barazuar rekordin e Rafael Nadalit për më së shumit grand slam, 22, në garën e burrave.

Lajme të ngjashme