Djokovici e mposht Norrien dhe kalon në finale të Wimbledonit
Cameron Norrie, britaniku i vetëm i mbetur në garën më të vjetër të Tenisit, Wimbledon, nuk ishte në gjendje t’i shkaktonte telashe, Novak Djokocivit, në gjysmëfinale i cili lehtësisht e kaloi duke e mposhtur në katër sete dhe tani do të përballet në finale me australianin Nick Kyrgios.
Norrie po përpiqej të behej vetëm britaniku i katërt që arrin në një finale nga All England Club në epokën re, por dështoi ta bënte këtë pasi që humbi 3:1 në sete nga serbi, Novak Djokovic.
26-vjeçari e nisi mirë ndeshjen, duke triumfuar në setin e parë 6:2, por nuk arriti ta mbante ritmin e ndeshjes ku pastaj humbi në tre sete radhazi 6:3, 6:2, 6:4.
Novak Djokovic, tani do të tentojë të fitojë titullin e katërt radhazi në Wimbledon dhe të shtatin në karrierë, ku në finale do ta ketë përballë australianin, Nick Kyrgios.
35-vjeçari gjithashtu është në ndjekje të titullin të 21-të grand slam, titull që do ngushtonte epërsinë me Rafael Nadal në vetëm një.
Nadal supozohej të luante në gjysmëfinalen tjetër sot me Kyrgios, por ai u tërhoq nga gara pas ekzaminimit të një çarje në barkun e tij, ku po ndjente dhimbje të vazhdueshme.
Tani Djokovic ka mundësinë e artë që t’i afrohet me tituj grand slam, Nadalit, dhe ta kalojë Roger Federer, i cili ka gjithashtu 20 grand slam.
Rivali i sotëm i Djokovicit, Norrie, ishte lojtari i parë britanik që arrin në një gjysmëfinale që nga viti 2017 kur Johanna Konta e kishte arritur, e të cilit iu dha një mbështetje e jashtëzakonshme në Centre Court.
Atmosfera në Centre Court ishte e mbresëlënëse, kur Norrie bëri dy herë Break Point, por e gjeti vetën në humbje kur numri tre i botës u kthye në nivelin e tij.
Djokovic pas ndeshjes u ndal dhe tha se ka respekt për britanikun dhe është lojtar i madh.
“Cameron nuk kishte çfarë të humbiste, po luante turneun e jetës. Ai është lojtar i madh dhe kam respekt për të. Ai filloi ta dominonte lojën por kur bëra një break në setin e dytë ndryshoi gjithçka.”

