Djali i Maradonës: Vetëm ata që nuk shohin dhe nuk e kuptojnë futbollin e krahasojnë Messin me babain tim - NACIONALE

Djali i Maradonës: Vetëm ata që nuk shohin dhe nuk e kuptojnë futbollin e krahasojnë Messin me babain tim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi krahasohet me Diego Maradonën vetëm nga njerëzit që nuk shohin dhe nuk e kuptojnë futbollin, kështu se paku ka deklaruar djali i legjendës argjentinase.

Në dekadën e fundit, shumë tifozë e shohin Messin si më të mirin në Argjentinë, atë edhe para Maradonës, por disa të tjerë e thonë të kundërtën.

Sidoqoftë, djali i legjendës argjentinase që ndërroi jetë në vitin 2020, mendon se nuk ka krahasime mes tyre duke thënë “bëhet fjalë për dy planetë të ndryshme”.

"Jam i shkatërruar nga humbja e Argjentinës. E shoh të vështirë ta besoj që aktualisht ka ndodhur. Të humbësh nga Arabia Saudite është çmenduri".

"Krahasimet mes Messit dhe babait tim janë bërë nga ata që nuk shohin dhe nuk e kuptojnë futbollin. Jemi duke folur për dy planete të ndryshme", deklaroi fillimisht Maradona Jr.

Por, pastaj ai nisi ta mbrojë Argjentinën duke thënë se ndodh ndonjëherë që të humbësh edhe ndaj skuadrave më të dobëta.

"Nuk dua t'ia hedh krosin Lionelit menjëherë. Ndonjëherë në futboll, ndodh që të humbasësh edhe kundër kundërshtarëve shumë më të dobët”.

“Nuk mendoj se Argjentina ishte arrogante. Futbolli është si Nëse nuk i mbyllni ndeshjet, edhe skuadrat më të varfra do të vijnë kundër jush”, përfundoi ai për “Radio Marte”.

Argjentina pas humbjes nga Arabia Saudite fillimisht u mendua se i bëri ‘gropën vetës’ duke vështirësuar kalimin tutje, por pastaj një barazim i Meksikës dhe Polonisë e ‘rregulloi’ situatën, pasi me dy fitore tani e kanë të sigurt avancimin.

Skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni do të përballet me Meksikën në raundin e dytë të fazës së grupeve, andaj është e domosdoshme që të arkëtojnë pikët e plota.

Në xhiron e tretë, njëkohësisht të fundit për fazën grupore, kanë përballë Poloninë e Robert Lewandowskit.

Kujtojmë, se momentalisht ata gjenden në fundin e tabelës pa pikë, derisa Arabia Saudite është lider.

Lajme të ngjashme