Dita e ndeshjes: Dritën e pret përballja e vështirë te Legia e Varshavës - NACIONALE

Dita e ndeshjes: Dritën e pret përballja e vështirë te Legia e Varshavës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubin kosovar FC Drita do ta pret një sfidë shumë e vështirë në udhëtim te Legia e Varshavës, për play-offin e Ligës së Konferencës.

“Intelektualët” kanë mbërritur në play-off për herë të parë në histori të klubit, sidoqoftë mund të themi se ishin pafat ngase do të luajnë ndaj gjigantit polak.

Legia e Varshavës pa diskutim mbetet favorit, mirëpo Drita do të provojë të bëjë befasinë. Trajneri Zekirija Ramadani gjithashtu e konfirmoi se nuk do të jetë aq e lehtë.

“Dihet që kjo ndeshje për ne është një sprovë e fortë. Përballë kemi Legian, një skuadër që në vendin tonë kur është përmendur futbolli polak, gjithmonë na ka shkuar mendja në dy gjëra, në Lewandowskin dhe në Legian. E dimë që është një ekip i madh, por ne nuk kemi ardhur vetëm për shëtitje”.

Ndërsa, kapiteni Rron Broja tha se Drita beson në vetë dhe do t’iu dëshmojë të gjithëve se nuk janë rastësisht këtu.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu në play-off të Ligës së Konferencës. Na pret një ndeshje mjaftë e vështirë, kundër një kundërshtari mjaft të vështirë. Mirëpo, ne besojmë shumë në vete dhe do mundohemi ta dëshmojmë që nuk jemi rastësisht këtu”.

Përndryshe, përballja do të nis me fillim nga ora 18:00.

Lajme të ngjashme