Distria Krasniqi e artë në "Jerusalem 2022"
Xhudistja jonë Distria Krasniqi po vazhdon ta ngrit emrin e Kosovës lartë e më lartë në sportin e xhudos.
Kampionja olimpike sapo ka fituar medaljen e artë në masterin e xhudos "Jerusalem 2022".
Ajo në finale mposhti britaniken Chelise Gile në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Rrugëtimi i Distria Krasniqit në këtë turne
Xhudistja kosovare si gjithnjë shkaku i pozitës e nisi këtë garë duke kaluar automatikisht në ruandin e dytë, pasi të parin nuk kishte nevojë për ndonjë "betejë".
Në raundin e dytë ajo mposhti amerikanen Angelica Delgado, ku e dominoi pllotësisht, ndjekur pastaj me një fitore në cerekfinale kundër spanjolles Ana Perez.
Kësisoj, Krasniqi u kualifikua në gjysmëfinale ku u përball me hungarezen Reka Pupp, që e mposhti lehtësisht.
Ndërsa, në finale për të siguruar të artën asaj iu nevojit një fitore ndaj britanikës Chelsie Giles.
Kjo medalje e artë është tejet e rëndësishme për kosovaren, pasi tani ka shtuar edhe 1800 pikë olimpike për lojërat e radhës “Paris 2024”.
Kujtojmë, Krasniqi është kampione në fuqi pasi kishte siguruar të artën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Ndërkohë, ajo nuk është xhudistja e vetme që mund t’i sjellë medalje Kosovës pasi pas pak edhe xhudistja Nora Gjakova do të provojë të fitojë medaljen e bronztë.
Gjakova do të përballet në repesazh me xhudisten nga Koreja, Mimi Hu.