Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu dominojnë në renditjen botërore në xhudo - NACIONALE

Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu dominojnë në renditjen botërore në xhudo

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova është duke prirë në renditjen botërore përmes Distria Krasniqit dhe Laura Fazliut.

Pas paraqitjeve të mrekullueshme në këto muajt e fundit, si Krasniqi ashtu edhe Fazliu janë në vendin e parë në renditjen botërore në kategoritë respektive.

Distria Krasniqi është duke dominuar dukshëm në kategorinë deri në 52 kilogramë, me 8 mijë e 300 pikë pra mbi 900 pikë nga pozita e dytë që e mban xhudistja Diyora Keldiyorova.

Ndërsa, Laura Fazliu për herë të parë ka marrë vendin e parë në renditjen botërore me 5 mijë e 626 pikë në kategorinë deri në 63 kilogramë, duke tejkaluar xhudisten nga Britania Lucy Renshall që zë vendin e dytë.

Shumë i lumtur më këtë është deklaruar edhe trajneri Driton Kuka që në rrjetin social “Facebook” shkroi:

“Kosova në dy kategori numër 1. Disi 52 kg. Laura 63 kg. Kaq prej xhudos për sonte”.

“Laura për herë të parë mban numrin 1 në ranglistën botërore”.

Lajme të ngjashme