"Diamanti i Kosovës" - Ligue 1 shkruan për Edon Zhegrovën pas golit ndaj Lituanisë
Kombëtarja e Kosovës e mbylli pjesën e parë në epërsi ndaj Lituanisë fal golit të Edon Zhegrovës.
Ylli kosovar që luan te Lille, po kalon formë të jashtëzakonshme dhe pas golit sot, Ligue 1 ka reaguar, duke e quajtur atë si 'Diamanti i Kosovës'.
Zhvillohej minuta e 20-të, kur pas një kombinimi të mirë me Florent Muslijën, Zhegrova shënoi gol të bukur për 1:0.
This is what we love. - Beautiful football. 😍 #LTUKOS | 🇱🇹0-1🇽🇰pic.twitter.com/mioRI8RmNp
— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN) October 12, 2024
Menjëherë pas realizimit, faqja zyrtare e Ligue 1 në gjuhën angleze shkroi në X: "Diamanti i Kosovës, Edon Zhegrova"
Kosovo’s gem, Edon Zhegrova 🇽🇰🌟 pic.twitter.com/n2hkAdXaaL
— Ligue 1 English (@Ligue1_ENG) October 12, 2024