Di Maria: Ky do të jetë Botërori im i fundit - NACIONALE

Di Maria: Ky do të jetë Botërori im i fundit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Angel Di Maria ka dhënë një intervistë për “La Nacion” ku ka folur për kombëtaren argjentinase dhe – njëherësh – paralajmëroi edhe se ky do të jetë Botërori i fundit për të.

Sa herë që ka pasur nevojë Argjentina për ndihmën e tij, ai ka qenë aty i gatshëm të sakrifikojë çdo gjë për kombëtaren e tij.

Megjithatë, duke ditur se tashmë nuk është në një moshë rinore, Di Maria e ka të qartë se ky do të jetë Botërori i fundit që do ta luajë.

“Si 34-vjeçar e di që ky është Botërori im i fundit”, saktësoi ai.

Di Maria ndihet krenar që ka arritur Botërorin e katërt si futbollist: “E vërteta është se nuk mund të besoj që jam në edicionin e katërt të Botërorit që marr pjesë. Është fantastike dhe ndihem shumë krenar me punën që kam bërë gjatë kësaj kohe."

Krenar për arritjet me Argjentinën

Di Maria ndihet krenar për atë çfarë ka dhënë për kombëtaren argjentinase gjatë këtyre viteve. Ai mendon se të qenët kaq gjatë në kombëtare nuk është aspak e lehtë për t’u arritur.

“Nuk është e lehtë të qëndrosh për kaq gjatë vite në kombëtare duke ditur sasinë dhe cilësinë që kanë lojtarët në vendin tonë”, nënvizoi ai.

Gjatë kësaj periudhe kohore sa ai ka veshur fanellën e kombëtare, nganjëherë është shoqëruar edhe me kritika. Mirëpo, edhe për këtë çështje ai ka një përgjigje.

“Kam pranuar shumë kritika, por kam luajtur 124 ndeshje. Nuk besoj që të gjithë mund ta arrijnë këtë shifër. Zbavitem duke luajtur njësoj sikur gjatë herës së parë. Ta bindja çdo përzgjedhës që duhej të isha pjesë e kombëtare nuk ishte e lehtë”, tha ai.

Di Maria kujtoi çaste edhe nga e kaluara: “Kam hyrë në selinë e Federatë së Futbollit të Argjentinës kur isha 15-vjeç. Stërvitja ime e parë ka qenë me Hugo Tocali. Të qenët aty për kaq gjatë më bën të lumtur si mua, ashtu edhe familje time.”

Në fund, ylli argjentinas tregoi edhe disa disa prapaskena me përzgjedhësin e kombëtares në raport me paralajmërimin se ky është Botërori i fundit për të.

“Scaloni mua tha Leo Messit që do të ishte një vendim që do dohej ta merrte përzgjedhësi (rreth të qenët ky Botërori i fundit për cilindo nga futbollistët), por koha ikën”, tha ai.

34-vjeçari me Argjentinën ka shënuar 25 gola në 123 paraqitje. Edhe pse sasia e golave mund të duket e vogël, shumica e këtyre golave kanë ardhur në momente vendimtare për Argjentinën.

Lajme të ngjashme