Di Maria: Interi po aq i fortë sa vitin e kaluar
Ylli argjentinas, Angel Di Maria, thotë se skuadra e tij Benfica do të duhet të bëjë një ndeshje të madhe, nëse dëshirojnë ta mposhtin Interin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, që zhvillohet sot.
Skuadra portugeze u mposht 5:3 në total ndaj zikaltërve në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.
Benfica aktualisht është e dyta në Primeira Liga pas shtatë ndeshjeve, duke fituar gjashtë dhe duke humbur një herë. Ata qëndrojnë vetëm një pikë prapa liderit të ligës Sporting dhe dy përpara Portos.
Duke folur në një konferencë për shtyp përmes TMW, Di Maria fillimisht diskutoi pritshmëritë e tij për ndeshjen e Benficas në Ligën e Kampionëve me Interin.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, kundër një ekipi të fortë. Turma do të jetë një avantazh për Interin, do të jetë e komplikuar, por ne do të japim 100%.”
Ai foli se si mund ta ndihmojë skuadrën portugeze të fitojë në Milano.
“Nuk mund të jesh gjithmonë vendimtar, nuk ndodh gjithmonë, por unë jam i lumtur. Është thelbësore të fillosh mirë, unë mund ta ndihmoj skuadrën të rritet dhe të fitojë tituj. Ndeshja e nesërme do të jetë shumë e komplikuar, do të duhet shumë cilësi. Është e vështirë të thuhet se ku do të vendoset ndeshja, por ne duhet të jemi 100%.”
Veterani argjentinas u pyet nëse ai kishte folur me bashkatdhetarin Lautaro Martinez.

“Kam parë që ai po kalon një momente të mira, por nuk kam folur me të. Ne patjetër do të flasim nesër para ndeshjes, edhe nëse nuk më pëlqen shumë të flas me bashkatdhetarët e mi para ndeshjes.”
Di Maria u pyet për humbjen e Benficës nga Interi sezonin e kaluar.
“Po, pashë që Inter e eliminoi Benficën, por ata kishin shumë shanse për të kaluar. Besoj se Interi është po aq i fortë sa vitin e kaluar. Ata po shënojnë shumë gola, po kalojnë një moment pozitiv, ata shkuan në finalen e Ligës së Kampionëve të fundit dhe e nisën sezonin ashtu siç e përfunduan sezonin e kaluar”.

Ai ishte i drejtpërdrejt kur u pyet nëse kishte qenë në kontakt me Interin gjatë verës.
"Jo."
Së fundi, Di Maria ka folur për rreziqet që paraqet Interi në këtë përplasje.
“Taktikisht ata janë shumë të fortë, me këtë 3-5-2 që ata kanë luajtur prej vitesh, ne do të duhet të luajmë një ndeshje të madhe.”
LIVE TMW - Di Maria: "Domani dovremo dare tutto". Poi smentisce il contatto con l'Inter https://t.co/4tgqgncrLI
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) October 2, 2023
