Dështon marrëveshja për Omorodion, Chelsea nis negociatat për Joao Felix - NACIONALE

Dështon marrëveshja për Omorodion, Chelsea nis negociatat për Joao Felix

1 vit më parë

nga NACIONALE

Chelsea është duke negociuar me Atletico Madridin për shërbimet e Joao Felixit, meqenëse marrëveshja për Samu Omorodion ka dështuar.

Sipas mediave spanjolle edhe pse gjithçka ishte parë si e kryer, klubi londinez tentoi në momentet e fundit të blejë 50 për qind të të drejtave të Omordion, me këtë të fundit që e pa si mosrespekt andaj edhe refuzoi.

Kësisoj, Chelsea ka nisur punën për të nënshkruar me Joao Felix, i cili e njeh mirë Premierligën shkaku që para dy viteve ishte i huazuar aty, por Mauricio Pochettino atë kohë refuzoi ta blinte përfundimisht.

Ylli portugez ka dhënë dritën jeshile për rikthimin te “Blutë”, ndërsa ka mbetur i lumtur edhe me projektin për rindërtimin e klubit.

Megjithatë, marrëveshja ende s’është kompletuar dhe dy gjigantët evropianë po shpresojnë ta mbyllin sa më parë, ngase nëse dështon atëherë nuk do të ketë marrëveshje as për Conor Gallagher.

Gallagher ka kryer testet mjekësore te Atletico, por prezantimi ka mbetur peng i kalimit të Omordion te Chelsea, marrëveshje kjo e fundit që dështoi përfundimisht.

Lajme të ngjashme