Dështon kalimi i Edersonit te Al Nassr, arabët gjejnë zëvendësuesin - NACIONALE

Dështon kalimi i Edersonit te Al Nassr, arabët gjejnë zëvendësuesin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri Ederson mund të mbetet te Manchester City, meqenëse kalimi te gjiganti arab Al Nassr ka dështuar.

Braziliani kishte arritur marrëveshje personale me Al Nassr, mirëpo marrëveshja dështoi shkaku që dy klubet s’u pajtuan sa i përket çmimit të kartonit.

Al Nassr kishte bërë një ofertë zyrtare prej 30 milionë eurove, të cilën City e refuzoi menjëherë ngase e vlerësojnë Edersonin plot 60 milionë euro.

Kështu, Al Nassr ka gjetur zëvendësuesin duke e kompletuar marrëveshjen me Athl. Paranaense për portierin Bento për 18 milionë euro.

“Bento te Al Nassr e kryer. Marrëveshje në parim mes klubeve për një çmim përreth 18 milionë euro”.

“Bento do t’i kryejë testet mjekësore e pastaj të nënshkruajë kontratë afatgjatë në klub”, shkroi ndër të tjera gazetari Fabrizio Romano.

Tani mbetet të shihet nëse Ederson do t’i bashkohet ndonjë rivali në Arabinë Saudite, apo do të vazhdojë të jetë portieri kryesor i Man Cityt edhe për sezonin 2024/25.

Lajme të ngjashme