Dështoi në testet mjekësore, RB Leipzigu e rikthen Okaforin te Milani - NACIONALE

Dështoi në testet mjekësore, RB Leipzigu e rikthen Okaforin te Milani

1 vit më parë

nga NACIONALE

RB Leipzigu e ka anuluar huazimin e sulmuesit Noah Okafor nga AC Milani shkaku që sulmuesi do të mungojë edhe një kohë.

Zvicerani pritej t’i bashkohej skuadrës gjermane në formë huazimi me opsion blerje për 25 milionë euro.

Marrëveshja ishte aq serioze, sa që lojtari ishte larguar nga Milano për t’i kryer testet mjekësore në klubin e ri të hënën.

Sidoqoftë, “Sky Sports” raporton se marrëveshja ka dështuar plotësisht. Pas testeve mjekësore ka rezultuar se Okafor do të jetë jashtë fushës edhe për një periudhë, andaj propozimi është anuluar.

Okafor menjëherë është nisur për Milano, ndërsa ende nuk dihet nëse ky dështim mund të ndikojë edhe në negociatat e “Rossonerëve” për sulmuesin e Manchester Unitedit Marcus Rashford.

Milani kishte paraparë ta lejonte Okafor të largohej dhe ta zëvendësonte me Rashford.

Okafor humbi katër ndeshjet e fundit në Serie A shkaku i lëndimit muskulor, kurse ka realizuar një gol në 11 paraqitje këtë sezon.

Lajme të ngjashme