Dëshpëron Chelsea, ndalet nga Nottingham Foresti - NACIONALE

Dëshpëron Chelsea, ndalet nga Nottingham Foresti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në ndeshjen e parë pas pushimit të Kupës së Botës kundër Nottinhgam Forestit.

"Blutë" e Londrës pavarësisht dominimit në të gjitha aspektet në fund barazuan me rezultat 1:1.

Fillimisht ishin vendasit që kishin dy raste shumë të mira përmes Brennan Johnson, mirëpo portieri Kepa Arrizabalaga arriti t'i ndalë.

Pastaj nga një aksion i shpejtë, ishte sulmuesi Raheem Sterling që i dha epërsinë Chelseas pas 16 minutave lojë.

Tutje ndeshja ishte tejet e baraspeshuar me dy skuadrat që provonin të ndërtonin aksione në mesfushë, por jo efikase.

Zhvillohej minuta e 63-të, me mbrojtësin Serge Aurier që arriti ta barazojë rezultatin pas një aksioni të shpejtë, duke u gjendur në vendin e duhur (63').

Chelsea në fund rrezikojë përmes Pierre-Emerick Aubameyang, por ylli nga Gaboni vazhdon të mos jetë konkretizues.

Kësisoj, Chelsea tani ngritët në pozitën e tetë me 25 pikë, duke pasur plot 18 pikë më pak se lideri Arsenal, derisa Nottingham Forest vazhdon të jetë në zonën e rrezikshme duke zënë pozitën e 18-të me 14 pikë.

Në xhiron e radhës, Chelsea do ta zhvillojë derbin ndaj Manchester Cityt, derisa Nottinhgam Forest do të jetë mysafir i Southamptonit.

Lajme të ngjashme