Deschamps thotë se Pogba është ‘i padobishëm’ për Francën në Kampionat Botëror nëse nuk është në formën më të mirë - NACIONALE

Deschamps thotë se Pogba është ‘i padobishëm’ për Francën në Kampionat Botëror nëse nuk është në formën më të mirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka paralajmëruar yllin e Juventusit, Paul Pogba, se duhet të jetë tërësisht i shëruar dhe në formë në mënyrë që të marrë një ftesë për Kampionatin Botëror që mbahet në Katar gjatë muajve nëntor e dhjetor.

Mesfushori i zonjës së vjetër është duke luftuar me kohën për të qenë i gatshëm për Kupën e Botës dhe është e pritshme që ai të jetë jashtë fushave prej 40 deri në 60 ditë, pasi që u operua në meniskun e lënduar.

Deschamps ka konfirmuar tani se ish-mesfushori i Manchester United, i cili u përball me këtë problem pas rikthimit të tij në Juventus në verë, do të arrijë të jetë në skuadrën e tij përfundimtare për në Katar vetëm nëse është në gjendje optimale.

pogba deschamps

"Ai do të bëjë gjithçka që të kthehet shpejt, pa rrezikuar. Por askush sot nuk mund të thotë po ose jo me siguri," u tha Deschamps gazetarëve në Paris. "Kushti numër një është që ai të jetë rikuperuar nga lëndimi i tij. Unë kurrë nuk kam marrë një lojtar në një turne nëse ai nuk është rikuperuar plotësisht”, tha fillimisht trajneri 53-vjeçar pasi përmendi lojtarët të cilët janë ftuar për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Përzgjedhësi francez tha se edhe vet lojtari nuk e do thirrjen në këtë formë, kur nuk është i gatshëm të luajë.

“Nuk i kam përgjigjet sot, por nuk do të merrja kurrë një lojtar – cilido qoftë ai – nëse ekziston mundësia që ai të mos jetë i aftë për ndeshjen e parë. Ai nuk do të vijë nëse nuk është gati. Nuk ka kuptim të vijë vetëm se ai mund të ketë dëshirë. Edhe pse ai nuk e dëshiron këtë."

Paul Pogba France

Në anën tjetër, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka insistuar se pjesëmarrja e Pogba në Kupën e Botës nuk është shqetësim për klubin dhe se ai pret që ai të kthehet në qendër të planeve të tij deri në janar të 2023.

Paul Pogba Twitter Genou

Nëse Pogba humbet një biletë për në Katar, Deschamps ka shumë opsione në mesfushë për të mbuluar mungesën e tij, duke përfshirë dyshen e Real Madridit, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga.

Të kaltrit do të jenë të angazhuar në Ligën e Kombeve gjatë datave 23 dhe 26 shtator ku do të përballen me Austrinë dhe Danimarkën respektivisht.

Lajme të ngjashme