Demolohet stadiumi ndihmës i Vllaznisë së Pozheranit, i thyejnë dyert, dritaret dhe dhomën e zhveshjes
Vllazia e Pozheranit ka njoftuar se stadiumi ndihmës është demoluar sërish.
Në disa fotografi të publikuara, Vllaznia e Pozheran ka njoftuar se disa huliganë kanë thyer dyert, dritaret dhe zhveshtoret.
KF Vllaznia gjithashtu ka ftuar organet e rendit që të merren me këtë situatë pasi sipas tyre s’është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Kujt po i pengon sporti ne Pozheran?
Stadioni ndihmes i Vllaznise se Pozherani ne menyre recidive demolohet ne po te njejten menyre
Pra: Nuk eshte hera e pare qe ne stadionin ndihmes te Vllaznise se Pozheranit ne menyre huliganeske demolohen dyert, dritaret, zhveshtoret e qkado tjeter. Dhe ne si klub zakonisht jemi munduar ti mbulujme keto sjellje huliganeske te cilat jo vetem qe demtojne rende objektin dhe ambientet e klubit tone, por demtojne edhe imazhin e fshatit dhe te gjithe sportit ne vendin tone.
Kryesia e kf Vllaznise fton organet e rendit qe te merren seriozishte me kete fenomen (demtimin e prones publike) i cili po perseritet disa here !”, shkroi klubi.