Del Piero: Napoli s’shkon larg në Ligën e Kampionëve, rrezikon edhe top katërshen - NACIONALE

Del Piero: Napoli s’shkon larg në Ligën e Kampionëve, rrezikon edhe top katërshen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Juventusit Alessandro del Piero ka kritikuar veprimet e Napolit ndaj mesfushorit Piotr Zielinski, derisa shtoi se ata nuk do të arrijnë larg as në Ligën e Kampionëve.

“Napolitanët” kanë një përballje të vështirë ndaj Barcelonës për raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve, derisa kanë mbetur shumë mbrapa në garën për titull.

Napoli gjithashtu edhe ka bërë një veprim të papritur duke përjashtuar mesfushorin Piotr Zielinski, shkaku që vendosi të largohet në fundin e sezonit.

Del Piero ka mbështetur yllin polak dhe ka kritikuar skuadrën italiane për veprimin e bërë.

Është e qartë se ata do të justifikohen se është zgjedhje teknike, por shpresoj që të dy palët të bëjnë paqe. Mendoj se Zielinski është lojtar i rëndësishëm dhe nuk ka aspak kuptim që ta nxjerrin”.

Ndërkohë, Del Piero shtoi se Napoli nuk do të vazhdojë larg në Ligën e Kampionëve dhe të fokusohen në top katërshe.

Napoli nuk do të shkojë shumë larg në Ligën e Kampionëve dhe Serie A është shumë e rëndësishme. Skuadra e kaltër duhet të mendojë që të përfundojë në top katërshe dhe nuk e kanë të garantuar që do të kenë sukses”.

Përballja e parë mes Napolit dhe Barcelonës do të zhvillohet në “Stadio Maradaona” më 21 shkurt, derisa ajo kthyese dy javë më vonë, pra më 12 mars.

Lajme të ngjashme