Declan Rice vendos mbi të ardhmen, preferon t’i bashkohet gjigantit anglez - NACIONALE

Declan Rice vendos mbi të ardhmen, preferon t’i bashkohet gjigantit anglez

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i shumë kërkuar Declan Rice dëshiron t’i bashkohet Arsenalit sapo të largohet nga West Ham në afatin e verës.

E ardhmja e anglezit pritet të jetë larg “Çekanëve” pasi dëshiron një aventurë të re, ku synon trofe te ndonjë skuadër e madhe.

Disa klube të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për Rice, por sipas “The Mirror”, lojtari preferon të mbetet në Londër andaj dëshiron ta vazhdojë karrierën te Arsenali.

“Topçinjtë” thuhet se po përgatisin një ofertë prej 90 milionë funte për anglezin, që është 10 milionë më pak se nga ajo çfarë kërkon rivali i Premierligës.

Manchester United gjithashtu e dëshiron lojtarin dhe ekziston mundësia të bëjë një ofertë nëse West Ham e refuzon fillimisht ofertën e Arsenalit.

Rice është prioritet për skuadrën e Mikel Artetas, i cili e sheh lojtarin si pasuesi adekuat i Granit Xhakës, që do të kthehet në Gjermani gjatë verës.

Xhaka pritet të nënshkruajë me Bayer Leverkusenin derisa e ardhmja e dyshes Thomas Partey dhe Albert Sambi Lokonga gjithashtu është në dyshime.

Partey pëlqehet shumë në Serie A derisa Lokogna është ‘shënjestër’ e Burnley me Vincente Kompany që shkoi për ta parë nga afër në humbjen 3:0 ndaj Brightonit.

Ndërkohë, Rice nuk është lojtari i vetëm që kërkohet nga Arsenali pasi me rikthimin në Ligën e Kampionëve e duan edhe dyshen Mason Mount dhe Ilkay Gundogan.

Lajme të ngjashme