Agjenti i De Zerbit takohet me drejtorin e futbollit të Barcelonës, diskutohet për të ardhmen në Camp Nou - NACIONALE

Agjenti i De Zerbit takohet me drejtorin e futbollit të Barcelonës, diskutohet për të ardhmen në Camp Nou

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas raportimeve në mediat spanjolle, agjenti që përfaqëson trajnerin e Brightonit, Roberto De Zerbi, është takuar me drejtorin e Barcelonës për futboll, Decon, për të diskutuar të ardhmen e mundshme të italianit në Camp Nou.

Trajneri italian është shfaqur si një nga favoritët kryesor për të zëvendësuar Xavi Hernandezin sezonin e ardhshëm, pasi shefi aktual tashmë ka njoftuar largimin e tij.

Hansi Flick është një tjetër opsion, megjithëse ai gjithashtu është lidhur me një rikthim në Bayern Munich deri në fund të sezonit për të marrë përsipër skuadrën në një largim të mundshëm të Thomas Tuchel.

Mediumi spanjoll Relevo pretendon se agjenti i De Zerbit ishte sot në Barcelonë dhe u takua me drejtorin Deco, megjithëse Edmundo Kabchi dhe Edoardo Crnjar përfaqësojnë gjithashtu lojtarin Ronald Araujo.

De Zerbi ka mbështetës të mëdhenj, si përshembull ish-trajnerin e katalunasve, Pep Guardiola, që fitoi tripletën me Manchester Cityn, i cili vëren se stili i tij i futbollit është i përshtatshëm për këtë rol.

Mikel Arteta duket i përkushtuar ndaj Arsenalit, ndërsa Xabi Alonso duket më i prirur drejt Liverpoolit pasi Jurgen Klopp të largohet, veçanërisht duke marrë parasysh të kaluarën e tij te Real Madrid.

Lajme të ngjashme