De Vrij shpëton Interin, derbi me Milanin mbyllet me barazim - NACIONALE

De Vrij shpëton Interin, derbi me Milanin mbyllet me barazim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Derby Della Madoninna ndërmjet Milanit dhe Interit ka përfunduar me barazim 1:1.

Zikaltrit po kalojnë formë shumë të mirë për dallim nga kuqezinjtë, por derbi i qytetit gjithmonë sjellë emocione dhe luftë në fushë mes skuadrave, ashtu ishte edhe sot.

Interi në përgjithësi ishte skuadër më e mirë në fushë, duke krijuar më shumë dhe kishte posedimin e topit, por ishte në ndjekje të rezultatit gjatë krejt pjesës së dytë.

Milani kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë me golin e Reijnders, pas topit të kthyer nga pritja e Sommer.

Mysafirët u hodhën në sulm duke kërkuar golin e barazimit me ngulm, duke shpërdoruar shumë raste të mira.

Shpëtimtari i skuadrës së Simone Inzaghit ishte Stefan de Vrij në minutat shtesë, kur shënoi për të barazuar shifrat në 1:1, pas asistimit të debutuesit, Zalewski.

Me rezultatin 1:1 u mbyll takimi në San Siro, me Interin që vazhdon ta mbajë vendin e dytë në Serie A, me dy pikë më pak se lideri, Napoli.

Milani në anën tjetër, është në vendin e tetë, 16 pikë më pak se Interi.

Lajme të ngjashme