De Laurentiis telefonon Enriquen për ta diskutuar projektin e Napolit
Presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis ka qenë në kontakt direkt me Luis Enriquen, që shihet si favoriti për ta zëvendësuar Luciano Spallettin në fundin e sezonit.
53-vjeçari momentalisht është pa skuadër që kur u largua nga kombëtarja e Spanjës ndonëse në ‘radarin’ e PSG-së.
Sidoqoftë, kontaktet e parë i ka bërë Napoli me presidentin De Laurentiis që thuhet se e ka telefonuar Enriquen në telefon për të diskutuar projektin e skuadrës italiane.
Siç raporton “Corriere dello Sport”, problemi kryesor është paga e trajnerit pasi Napoli s’mund t’i ofrojë mbi 3.5 milionë euro për sezon mirëpo shpresojnë se projekti emocionues për Ligën e Kampionëve mund të jetë i mjaftueshëm për ta bindur ishin e Barcelonës.
📞 De Laurentiis chiama Luis Enrique: "Pronto, vieni al Napoli?". Il retroscena https://t.co/BXHOkWPJ3R
— Corriere dello Sport (@CorSport) May 27, 2023
Enrique e ka nisur punën si trajner në Itali pasi ishte te Roma në vitin 2011 pas tre viteve te Barcelona B, edhe pse nuk ka punuar më në Serie A që kur u shkarkua nga ‘romakët’ në vitin 2012.
Në vitet e fundit Enrique ka fituar epitetin e një nga trajnerët më të mirë në botë pasi arriti ta fitojë dy herë titullin e La Liga-s, tre herë Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve në edicionin 2014/15 në fanellën e katalunasve.
Sidoqoftë, ai ende s’i ka kthyer përgjigje përfundimtare skuadrës italiane pasi po pret edhe një ofertë zyrtare nga PSG-ja.
Në rast që dështojnë ta marrin Enriquen, në listën e Napolit ndodhen edhe trajneri i Bolognas Thiago Motta si dhe ai i Fiorentinas Vincenzo Italiano që admirohen më së shumti nga Laurentiis.