De Jong refuzon sërish Man Unitedin: Jam i lumtur te Barcelona
Mesfushori Frenkie de Jong insiston se është shumë i lumtur te Barcelona dhe dëshiron të qëndrojë në "Camp Nou", pavarësisht spekulimeve të fundit që e lidhin me kalimin te Manchester Unitedi.
Tekniku holandez Erik ten Hag donte ta sillte De Jong te "Djajtë e Kuq" verën e kaluar, por lojtari refuzoi të gjitha ofertat.
Pavarësisht këtyre refuzimeve, De Jong vazhdon të jetë prioritet i klubit të madh anglez, mirëpo prapë një gjë e tillë mesa duket nuk do të ndodhë.
Holandezi për "RAC1", ka bërë me dije se është tejet i lumtur te Barcelona dhe synon të qëndrojë për shumë vite.
"Jam shumë i qetë, tejet i lumtur te Barcelona. Shpresoj të qëndrojë për shumë vite këtu", tha shkurtimisht ai.
Verën e kaluar pas refuzimit që i bëri De Jong, Man United nënshkroi me Casemiron dhe Christian Eriksen, dy futbollistët që këtë edicion kanë dëshmuar kualitetin.
Man United pritet të jetë mjaftë aktive në afatin kalimtar veror duke bërë prioritet përforcimin edhe më shumë të mesfushës dhe një sulmues.
“Djajtë e Kuq” herën e fundit u turpëruan nga Liverpooli, të cilët i mposhten me rezultat 7:0.
