Përfundon saga, De Jong mbetet pjesë e Barcelonës - NACIONALE

Përfundon saga, De Jong mbetet pjesë e Barcelonës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

De Jong ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë verës, ngase spekulohej një largim i tij i mundshëm nga Barcelona.

Sidoqoftë, sot, kur përfundon afati kalimtar veror i lojtarëve, mund të konstatohet që ai do të qëndrojë te klubi katalonas, pa marrë parasysh të gjitha spekulimeve që janë bërë.

Një gjë të tillë e bën të ditur edhe eksperti i transferimeve të lojtarëve, Fabrizio Romano. Vullnet i padiskutueshëm i lojtarit gjatë tërë kohës ka qenë qëndrimi në skuadër, ndërsa krerët e klubit vazhdimisht kanë shprehur nevojën që ai ta pranojë shkurtimin e pagës vjetore.

Lajme të ngjashme