De Bruyne thotë se s’po e mendon pensionimin nga Belgjika
Mesfushori Kevin de Bruyne ka insistuar se nuk është gati për t’u pensionuar nga kombëtarja belge pas fitores ndaj Rumanisë.
Ylli i Manchester Cityt zhvilloi një tjetër paraqitje solide, për ta ndihmuar Belgjikën të regjistrojë fitoren e parë në “Euro 2024”, pas asaj humbje befasuese nga Sllovakia.
32-vjeçari ishte qendra e “gjeneratës së artë” për Belgjikën, që dështuan të fitojnë trofe, mirëpo së fundmi ka njoftuar se ende nuk është gati për t’u pensionuar.
“Kur të largohem nga kombëtarja do të jetë në duart e tyre të jenë më vendimtar. Më shumë e mendoj faktin se ka shumë lojtarë të rinj që po vijnë”.
“Jam duke luajtur këtu që 10 vite dhe e ndaj të njëjtën dhomë më ta, por nuk e kam menduar vërtetë nëse tani është fundi i rrugëtimit për mua”.
“Nuk më pëlqen të mendoj se kur do të pensionohem ose për të ardhmen”, deklaroi ai.
De Bruyne sërish ka dëshmuar që klasi është përgjithmonë ngase që nga Kupa e Botës 2024 (paraqitja e tij e parë në një turne të mëdha), asnjë belg nuk ka qenë i përfshirë më shumë në gola në Evropian dhe Botëror (13, aq sa ka Lukaku dhe Eden Hazardi), pra katër gola dhe nëntë asistime.