De Bruyne dhuron magji, Manchester City fiton ndaj Crystal Palaces - NACIONALE

De Bruyne dhuron magji, Manchester City fiton ndaj Crystal Palaces

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City ka vazhduar me fitore në Premierligë, tani duke e mposhtur Crystal Palacen në udhëtim me rezultat 4:2, ku shkëlqeu Kevin de Bruyne.

Skuadra e Pep Guardiolës siç duket është kthyer në formë të lartë, në momentet vendimtare, kur ata po luftojnë në tri fronte për trofe.

Qytetarët nuk e filluan takimin në Selhurst Park në mënyrën më të mirë, pasi pësuan gol vetëm pas tre minutash, ku Jean Mateta shënoi për 1:0.

Magjia e De Bruynes filloi në minutën e 13-të, kur shënoi gol fantastik për të barazuar rezultatin në 1:1, me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.

SHIKO GOLIN KËTU

Dy minuta pasi filluan 45 minutat e dytë, Rico Lewis e dërgoi për herë të parë Manchester Cityn në epërsi.

Në listën e golashënuesve nuk kishte si të mungonte Erling Haaland, i cili e pati të lehtë të shënonte, pas asistimit të De Bruynes, për rezultatin 3:1.

Kevin de Bruyne shënoi golin e dytë personal në këtë takim, me përsëri një realizim shumë të mirë në minutën e 70-të për 4:1.

Krejt çfarë Crystal Palace bëri deri në fund ishte goli për 4:2 i shënuar nga Edouard.

Manchester City tani gjendet në vendin e dytë me 70 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli i vendit të parë, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme