De Biasi: Italia nuk duhet ta nënvlerësojë Shqipërinë, jemi favorit me të drejtë - NACIONALE

De Biasi: Italia nuk duhet ta nënvlerësojë Shqipërinë, jemi favorit me të drejtë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Gianni de Biasi, ish trajner i Shqipërisë e ka këshilluar vendin e tij Italinë, që të mos i nënvlerësojë “Kuq e Zinjtë”.

Italia do ta nis Kampionatin Evropian “Euro 2024” si kundërshtar i Shqipërisë, ku të gjithë po i vlerësojnë Azzurët si favorit i padiskutueshëm.

Megjithatë, De Biasi që e njeh mirë Shqipërinë shkaku që i kualifikoi në “Euro 2016”, iu ka bërë me dije italianëve se kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar.

Po. Shqipëria fitoi me rezultat 3:1 ndaj Azerbajxhanit, por ishte ndeshje e afërt. Më pëlqeu si Shqipëria vinte në sulm nga pas”.

“Pse duhet të frikësohet Italia? Në mesfushë Asllani dhe Ramadani e dinë mënyrën si ta rinisin aksionin. Qendërsulmuesi Broja është fizik dhe mund të shpërthejë në çdo mundësi të vogël. Asani dhe Seferi garantojnë imagjinatë nga jashtë. Pastaj jepni vëmendje tifozëve, të shtunën në Dortmund do të jenë mijëra shqiptarë të entuziazmuar”.

“Dobësitë? Nuk e di se çfarë taktika do të përdorë Sylvinho, nëse do të vendos të sulmojë ose të na pres. Në përgjithësi, Shqipëria e tij luan në mënyrë proaktive. Sylvinho ka pasur trajner të mirë, për shembull ka punuar me Roberto Mancinin”, deklaroi ai për "Gazzetta dello Sport".

“Nuk e shoh se kjo mund të jetë avantazh për ne. Shqipëria është kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar, por Spalletti e di më mirë. Jemi favorit me të drejtë”.

Përballja mes Italisë dhe Shqipërisë zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme