Dashuria dhe respekti për idhullin, “Kvaradona” shkoi direkt te CR7 para se ta festonte kualifikimin historik
Sulmuesi Khvicha Kvarastkhelia vendosi të shkonte ta idhulli Cristiano Ronaldo menjëherë pasi gjyqtari fishkëlleu, duke shtyrë festimin me kombëtaren e Gjeorgjisë, pavarësisht kualifikimit tutje.
Gjeorgjia bëri historinë duke mposhtur Portugalinë për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt, ku Kvarastkhelia shënoi në fitoren 2:0 ndaj portugezëve.
Pavarësisht që bënë historinë, “Kvaradona” ka zgjedhur ta përshëndet Ronaldon para se të niste festën me shokët e Gjeorgjisë.
Në një video të publikuar nga UEFA, ylli i Napolit shihet duke u përqafuar me portugezin, e pastaj i bashkohet festës te bashkëlojtarët.
Kvaratskhelia went straight to Cristiano Ronaldo before the celebrations.
— TC (@totalcristiano) June 27, 2024
What a video. ❤️
pic.twitter.com/Aq5xRBhhNW
Kvarastkhelia ndër të tjera edhe e mori fanellën e Ronaldos pas ndeshjes, ku gjithmonë ka treguar se gjithnjë e ka pasur ëndërr që të luajë ndaj idhullit të fëmijërisë.
