Danezi Rune e mposht Djokoviqin në Romë, ia shuan shpresat për mbrojtjen e titullit - NACIONALE

Danezi Rune e mposht Djokoviqin në Romë, ia shuan shpresat për mbrojtjen e titullit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Danezi Holger Rune ka shënuar një fitore të madhe duke mposhtur serbin Novak Djokovic në Romë për të siguruar një vend në gjysmëfinale të "Italy Open".

20-vjeçari triumfoi me një paraqitje solide (6:2, 4:6, 6:2) për ta siguruar një vend në raundin e radhës.

Është vërtetë një fitore e madhe për mua. Sigurisht bëra mirë vitin e kauar në Paris gjithashtu, por secila ndeshje për mua është sfidë e madhe kur luaj kundër Novakut”.

Ai është një ndër më të mirët që ka luajtur. E dija që duhej të isha në më të mirën dhe siç thashë jam shumë krenar për vetën dhe dua ta shijoj këtë moment këtu”, deklaroi Rune pas fitores ndaj serbit.

Kështu, tani danezi ka siguruar gjysmëfinalen e shumë pritur, aty ku do të përballet me fiteusin e ndeshjes Casper Ruud – Francisco Cerundolo në kryeqytetin italian.

Rune edhe në nëntorin e kaluar në “Rolex Paris Masters” arriti ta mposhtë Djokovicin për ta fituar më pas tërë trofeun.

Lajme të ngjashme